Barcelona

Barcelona në telashe të mëdha, Guardiola po interesohet për transferimin e yllit të La Masias

Kanë kaluar vetëm tre ditë që kur Pau Cubarsi bëri debutimin nga minuta e parë për skuadrën e parë të Barcelonës dhe Pep Guardiola tashmë po shikon këtë talent të madh të La Masias.

Epo, në fakt, shefi i Manchester Cityt e ka ndjekur mbrojtësin për një kohë të gjatë ka raportuar gazeta spanjolle Diario AS.

Sipas burimit të gazetës spanjolle, megjithatë, Joan Laporta e di mirë këtë dhe u sigurua që të rinovojë kontratën e Cubarsit deri në vitin 2026.

Ndërsa vlera e tregut të qendërmbrojtësit qëndron vetëm 1,5 milionë euro, katalunasit i kanë vendosur një klauzolë largimi prej 15 milionë euro për t’i shmangur skuadrat e mëdha.

17-vjeçari është i lumtur te Barcelona dhe pritet që ta nënshkruajë kontratën e ardhshme me gjigantin katalunas sapo të mbushë 18 vite në janarin e vitit 2025.

Laporta dëshiron të shmangë skenarin ku talentët e La Masias largohet siç ka ndodhur më parë me Gerard Pique, Eric Garcia, Cesc Fabregas apo Dani Olmo.

Cubarsi bëri debutimin e tij zyrtar me Barcelonën javën e kaluar në Copa del Rey, deri shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë me gjigantin katalunas.

Pas shkëlqimit në Kupën e Spanjs, Cubarsi mori besimin e Xavit edhe në sfidën ndaj Betis në La Liga dhe paraqitja e tij ka impresionuar të gjithë.

Gjithsesi te gjiganti katalunas duhen të kenë kujdes nga Pep, i cili shquhet se është një trajner që kërkon gjithmonë transferimin e lojtarëve më të mirë.