Barcelona, në kërkim për një tjetër “manita” në Bernabeu

Barcelona do të tentojë t’i bëjë pesë fitore radhazi në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, të dielën, pasi që katalonasit kanë arritur të shënojnë fitore në katër udhëtimet e tyre të fundit në drejt shtëpisë së Los Blancos në La Liga.

Përballja e së dielës mes Barcelonës dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu do të ketë rëndësi të madhe për radhitjen e dy klubeve në tabelën e La Ligës. Me fitore në këtë duel, Barcelona do ta kalojë pesë pikë para madrilenëve në krye të tabelës.

Ecuria mbresëlënëse e Barcelonës në ndeshjen si mysafire në Bernabeu nisi në sezonin 2015/16, kur Barcelona u përball me Real Madridin e drejtuar nga Rafa Benitezi. Dy golat e Luis Suarezin dhe ato të Neymarit e Andres Iniestas ia dhanë fitoren me rezultat 4:0 djemve të Luis Enriques, ndërsa Lionel Messi e nisi ndeshjen në stol për shkak se sapo ishte kthyer nga një lëndim

Messi e kishte luajtur një rol të rëndësishëm në marrjen e tre pikëve të tjera nga Bernabeu në sezonin 2016/17. Duke e shënuar një gol barazimi në pjesën e parë dhe pastaj folin e fitores në fund të ndeshjes që përfundoi me rezultat 3:2.

Ajo ndeshje mbahet mend për festimin simbolik të argjentinasit, i cili e ngriti fanellën drejt tribunave në stadium, duke ia drejtuar emrin dhe numrin e tij.

Një tjetër udhëtim i paharrueshëm në Santiago Bernabeu erdhi vetëm një sezon më vonë, kur Messi, Suarez dhe Alexis Vidal shënuan në fitoren 3:0, përderisa Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq për ndalje të topit me dorë.

Sezonin e kaluar, Real Madridi e priti Barcelonën në shtëpi të vet dy herë brenda pak ditësh. Pasi i mposhtën Los Blancos 3:0 në Kupën e Mbretit, skuadra e Ernesto Valverdes i prishi punë Realit edhe në ndeshjen e ligës falë golit të shënuar nga Ivan Rakitic.

Nëse Barcelona arrin ta shënojë të dielën fitoren e pestë radhazi të ligës në Santiago Bernabeu, atëherë katalonasit do të dalin edhe për pesë pikë përpara në krye të tabelës së La Ligës.