Barcelona fiton me rezultatin e pastër 2-0 miqësoren ndaj skuadrës japoneze Vissel Kobe.
Duelin mes lojtarëve aktualë të skuadrës blaugrana dhe dy ishëve të mëdhenj të Barçës si Andres Iniesta dhe David Villa por edhe Sergi Samper, e fituan Griezmann e Busquets me shokë por për meritë të një lojtari të akademisë.
Sulmuesi 21-vjeçar Carles Perez shënoi dy herë në pjesën e dytë duke sigluar shifrat në 2-0 në favor të Barçës në këtë miqësore luksi.
https://www.youtube.com/watch?v=io29_5ZGQBQ







