5-1

Barcelona me ‘5 yje’, Realizon ‘Manitën’ e famshme ndaj Realit (VIDEO)

U luajt në “Camp Nou” supersfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 5-1, duke regjistruan “Manitën” e famshme ndaj rivalit historik.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të katalanasve, të cilët shënuan me Coutinhon (11’) dhe Suarez me penallti (30).

Reali e nis mirë pjesën e dytë, me Marcelon i cili shkurton diferencën e golave në të 50’.

Por Barça nuk ndalet dhe është sërish Suarez i cili në minutën e 75-të shënon golin e tretë dhe të dytin personal.

Përsëri është sulmuesi uruguaian që ndëshkon Realin në të 83’, duke shënuar golin e katërt për Barcelonën dhe tripletën e tij.

Rezultatin final 5-1 e vulos Vidal me një gjuajtje me kokë.

Goli i Coutinho

Penallti me VAR

Goli i Suarez me penallti

Goli i Marcelos

Goli i tretë i Barcelonës, Suarez