Barcelona mbetet vetëm me Piquen dhe Lenglet në mbrojtje

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është i shqetësuar pas përfundimit të pauzës ndërkombëtare.

Pas Umtitit edhe Vermaelen është lënduar duke e lënë ish trajnerin e Athletic Bilbao me vetëm dy opsione në mbrojtje.

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë mbrojtësit e vetëm në dispozicion të teknikut spanjoll i cili me këto mungesa duhet të përgatit ndeshjet ndaj Sevillas në fundjavë, Interit në mesjavë për Champions League dhe sërish fundjavën e ardhshme “El Classicon” ndaj Real Madridit.

Umtiti pritet të mbetet jashtë deri në janar pas operacionit në gju, kurse belgu Vermaelen mungon deri në fund të nëntorit pas lëdimit në tendon.

Lenglet startoi për herë të parë në ndeshjen ndaj Leganes për javën e 5-të të La Ligas, teksa u ndëshkua me karton të kuq duke ndikuar në barazimin e Barcelonës 2-2. Mungesa e adaptimit të francezit dhe forma e dobët e Piques kanë filluar ta shqetësojnë trajnerin Valverde.

Barcelona nuk fiton prej 4 ndeshjeve në La Liga duke pësuar edhe 9 gola në 8 ndeshje gjithsej, kurse krahasuar me sezonin e kaluar katalanasit kanë pësuar këtë numër golash pas 20 ndeshjeve.