Barcelona kthehet te fitorja në La Liga

Barcelona është kthyer te fitorja në La Liga. Të dielën në “Camp Nou” skuadra katalunase shënoi fitore ndaj Getafes me rezultatin 2:1.

Vendasit e nisën furishëm takimin duke gjetur golin në minutën e dytë. Jordi Alba asistoi te Sergi Roberto që kaloi ekipin e tij në epërsi prej 1:0.

Udhëtuesit arritën të barazonin rezultatin në minutën e 19-të në 1:1 me anë të Sandro Ramirez.

Por vendasit arritën të kalonin sërish në epërsi në minutën e 30-të. Mesfushori Frenkie de Jong asistoi te bashkëkombësi i tij Memphis Depay që shënoi për 2:1.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që kishin mundësi shënimi.

Te vendasit në rast të mirë shënimi ishin Antonie Griezmann dhe Martin Braithëaite por pa sukses.

Te Barcelona në bankën rezervë ishe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj.

Barcelona pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një barazim ndërsa Getafe tri disfata.