Barcelona interesohet për mesfushorin e Napolit

Sytë e Barcelonës janë fokusuar te Napoli i Ancelottit. Emisarë të klubit katalan po vëzhgojnë nga afër Fabian Ruiz, i cili është vënë në krye të listës së merkatos së spanjollëve për sezonin e ardhshëm.

Një delegacioni i “blaugranave”, i kryesuar nga Eric Abidal, ishte i pranishëm në sfidën që të kaltrit fituan ndaj Lecces, ku admiruan nga afër paraqitjen e shkëlqyer të spanjollit, i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

Momentalisht, 23-vjeçari vlerësohet rreth 60 milionë euro, shumë që nuk i tremb spanjollët, por nëse futbollisti vjen duke u përmirësuar më shumë mund të rritet dhe De Laurentiis nuk njihet si person që pranon ulje.

loading…