Barcelona është e fokusuar tërësisht në përballjen me Real Madridin mbrëmjen e sotme, por katalanasit lëvizin edhe në merkato njëkohësisht.

Gazeta “Sport.es”, një media pranë klubit ka zbuluar se po kryhen lëvizje për të marrë shërbimet e Alberto Moreno nga Liverpooli.

Barcelona pasi që rinovoi kontratën me Jordi Alba, duan të kryejnë edhe një afrim tjetër për atë pozicion, një blerje e lirë që e njeh futbollin spanjoll.

Moreno mund të kushtojë deri në 12 milionë sterlina dhe katalanasit janë të gatshëm të negociojnë me Liverpoolin sepse edhe vullneti i lojtarit është që të largohet sepse këtë sezon është aktivizuar vetëm në tre ndeshje, 2 në Premier League dhe 1 në FA Cup.