Lamine Yamal

Barcelona i thotë “Jo” 200 milionëve të Parisit, për Lamine Yamal

I gatshëm për të “thyer” edhe një herë arkat ishte Paris Saint-Germain! Sipas një gazetari të “Marca”, Paris ka paraqitur një propozim prej 200 milionë eurosh për Lamine Yamal, yllin 16-vjeçar të Barcelonës!

Megjithatë, përgjigja e “blaugranasve” ishte negative. Pavarësisht problemeve të mëdha financiare me të cilat ballafaqohet klubi në vitet e fundit, Barcelona nuk ka dashur as të hyjë në negociata me PSG-në, pasi e konsideron Yamal si liderin e ardhshëm të skuadrës.

16-vjeçari po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe tashmë ka 6 gola dhe 7 asistime në të gjitha garat, duke qenë kërcënimi më i madh në vijën sulmuese të skuadrës së Xavit.

Paris Saint-Germain është në kërkim të një zëvendësuesi të Mbappe, i cili është duke u bërë gati për Madridin. Njerëzit e Parisit u zhvendosën për Yamal duke shkuar… të gjithë brenda, por gjetën një mur.