Barcelona i kërkon falje Betisit

Barcelona është detyruar t’i kërkojë falje Real Betisit për postimin kontrovers në rrjetet sociale të postuar mbrëmë pas fitores bindëse 5:2 në La Liga.

Menjëherë pasi Barça fitoi 5:2 ndaj Betisit në xhiron e dytë të La Ligës, faqja zyrtare e kampionit spanjoll shkaktoi zemërim në mesin e tifozëve të Betisit duke e publikuar një fotografi provokuese të Junior Firpos.

Nuk ishte vetëm fotografia që shkaktoi tërbim, por edhe mesazhi që e shoqëronte atë “Junior e di”.

Kjo i bëri tifozët e Betisit të reagojnë ashpër në rrjetet sociale.

Firpo iu bashkua Barcelonës nga Betisi këtë verë për 18 milionë euro plus 12 milionë të tjera bonuse.

Por, tani Barcelona është detyruar të kërkojë falje për këtë, duke thënë se nuk ka pasur për qëllim ta ofendojë atë apo tifozët e tij.

“Barcelona dëshiron të kërkojë falje të sinqertë për çfarëdo ofendimi që ka mundur të shkaktojë ndaj Real Betisit apo tifozëve të tij rreth një postimi në Twitter të publikuar të dielën mbrëma. Qëllimi nuk ka qenë të ofendohet dikush, por kemi gabuar që e kemi publikuar atë në një natë që ishte e veçantë për Junior”, thuhet në kërkim faljen e Barçës.

loading…