Barcelona i bashkohet garës së klubeve që synojnë talentin gjerman

Barcelona është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

20-vjeçari u rëndit i treti në çmimin “Golden Boy” të cilin e fitoi sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix.

Havertz mbetet i lidhur me një kalim te Bayern Munich, por kalimi në “Camp Nou” po shihet si destinacioni adekuat.

Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid janë klubet e tjera që po shfaqin interesim për gjermanin.

Kartoni i lojtarit pritet të prek shifrën prej 130 milionë euro.