Pasi Barcelona është distancuar për momentin nga transferimi i Antoine Griezmann, katalanasit kanë shënjestruar një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për Rodrigon e Valencias i cili sipas Super Deporte është një nga kandidatët kryesorë.

28-vjeçari thuhet të kushtojë rreth 50-60 milionë euro më pak se francezi Griezmann.

Përveç kësaj, Valencia është nën trysni për shkak të Fair Play Financiar dhe kërkon të rregullojë bilancet.

Nëpërmjet shitjes së Rodrigos, Valencia do të fshinte të gjitha borxhet.