Barcelona gjobitet 300 euro për çështjen “Griezmann”

Çështja “Griezmann” rezultoi të ishte një “flluskë sapuni”. Sipas medieve sportive më të rëndësishme në Spanjë, “El Mundo”, “As” dhe “Marca”, komisioni i garës në Federatën Spanjolle të Futbollit, që kishte nisur një hetim pas ankesës së Atletico Madridit, që kërkonte dënim disiplinor ndaj Barcelonës me pretendimin se klubi “blaugrana” kishte nisur bisedimet me sulmuesin francez para 1 korrikut, kur klauzola e largimit ishte 200 milionë euro, e ka hedhur poshtë ankimimin e “Los Colchoneros” (kërkonin 80 milionë euro dëmshpërblim), duke pranuar kërkesën paraprake të gjykatësit për gjobitjen e klubit “blaugrana” me shumën qesharake 300 euro.

Është hedhur poshtë kërkesa për dënimin alternativë me mbylljen e “Camp Nout” për një ndeshje.

loading…