Barcelona futet në garë për të siguruar shërbimet e Mandzukicit

Është edhe Barcelona një ndër opsionet e mundshme për të ardhmen e Mario Mandzukic.

Sulmuesi kroat i cili është nxjerrë në shitje nga Juventusi, nuk kërkohet vetëm në Gjermani nga Borussia Dortmundi dhe në Itali nga Milani por edhe nga Barcelona në Spanjë.

Klubi blaugrana po kërkon një sulmues me peshë për të blinduar repartin e avancuar dhe ka nisur bisedimet me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici për mundësitë që ekzistojnë që Mandzukic të rikthehet në La Liga pas eksperiencës së shkurtër me Atletico Madridin.

Bardhezinjtë ndërkohë kërkojnë ta shesin sa më parë kroatin për të arkëtuar sa më shumë para.

loading…