la Liga

Barcelona fitore “në frymën e fundit”, Lewandowski i jep tre pikët katalanasve

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të vuajtur ndaj Celta Vigo me shifrat 1-2.

Katalanasit ishin të parët që kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë, ku në minutën e 45’ ishte Lewandowski autori i golit.

Goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë, ku Aspas ndëshkoi skuadrën e Xavit.

Atëherë kur nuk pritej, Barcelona fiton një 11 metërsh dhe në minutën e 97’ ishte përsëri Lewandowski i cili shënon duke ekzekutuar saktë goditjen nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e tretë me 54 pikë.