Barcelona fiton me vështirësi ndaj Villarrealit

Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ronald Koeman ka marr fitore të vështirë në udhëtim te Villareali duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore katalunasit tani kanë 71 pikë dhe janë në pozitën e tretë në La Liga.

Vendasit arritën të kalonin të parët në epërsi me golin e shënuar nga Samuel Chukwueze në minutën e 26-të për 1:0.

Por vetëm dy minuta më vonë Antoine Griezmann barazoi rezultatin në 1:1.

Griezmann shënoi edhe në minutën e 35-të për të kaluar ekipin e tij në epërsi prej 2:1.

Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me raste nga të dyja ekipet. Në minutën e 65-të vendasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë pasi Manuel Trigueros u ndëshkua me karton të kuq.

Te Barcelona rrëzikoi Lionel Messi ndërsa te vendasit Pau Torres por pa sukses.