Barcelona fiton me përmbysje ndaj Leganesit

Barcelona mezi ka arritur që ta mposht ekipin e Leganesit, i cili gjendet në vendin e fundit në La Liga.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Barcelona ishte duke humbur nga minuta e 12-të e ndeshjes.

Vetëm në pjesën e dytë, Barcelona arriti që të rikthej rezultatin, 1-2, me golin e Suarezit në minutën e 53-të si dhe tjetrit në minutën e 79-të të shënuar nga Vidal.

Leganes ka vetëm 6 pikë dhe gjendet në vendin e fundit, ndërsa Barcelona në vendin e parë, me 28 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=9PoPHTqxY6I