Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë përballë Real Sociedadit të dielën. Por fitorja 2:1 i ka mjaftuar Barcelonës për t’u bërë lidere në La Liga të Spanjës.
Barcelona në shtëpi mposhti Sociedadin me rezultat 2:1.
Në fakt, Sociedadi kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar në minutën e 31-të nga Alvaro Odriozola.
Megjithatë, Barcelona në pjesën e parë shënoi golin e barazimit. Jules Kounde e shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 43-të. Fitoren Barcelonës ia siguroi Robert Leëandoëski. Ai shënoi golin e fitores 2:1 në minutën e 59-të të ndeshjes që i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll.
Me fitoren ndaj Sociedadit, Barcelona është bërë lidere e La Ligas. Është në vendin e parë me 19 pikë, një më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.
Sociedadi ka pesë pikë.







