“Barcelona është jeta ime”! Messi jep shenja të qëndrimit në Barcelonë

Argjentinasi ka riafirmuar atë se sa është besnik tek gjigantët katalunas, por ka thënë se klubi ende ka probleme të mëdha në fushë

Lionel Messi ka deklaruar që “Barcelona është jeta e ime” përderisa ka qetësuar spekulimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij.

Pasi dështoi për t’u larguar nga Camp Nou në verë, 33 vjeçari vazhdon të lidhet me një largim më 2021, me Manchester City dhe Paris Saint-Germain që raportohet se po e kërkojnë, derisa skuadra e Ronald Koeman ka vazhduar të tregojë paraqitje jo të mira në La Liga.

Kontrata e tanishme e Messi me Barcelonën skadon në fund të sezonit me klubin që për momentin po përballet edhe me probleme financiare, një gjë që do ta bëj edhe më të vështirë qëndrimin e Messi në këtë skuadër.

Megjithatë, argjentinasi ka kaluar tërë karrierën e tij tek gjigantët katalunas dhe ka theksuar se sa shumë vlen klubi dhe qyteti për të, pavarësisht insistimit të tij për t’u larguar.

“Me vjen keq për të gjitha. Gjithmonë kam thënë: Barcelona është jeta ime. Jam këtu prej se isha 13 vjeçar. Kam jetuar më shumë në Barcelonë sesa në Argjentinë dhe të gjitha gjërat i kam mësuar këtu. Klubi me ka trajnuar si lojtar”, tha Messi për La Sexta.

“Por, e vërteta është se sot jam mirë, është e vërtetë që kisha momente tepër të këqija gjatë verës për shkak të asaj se si përfundoj sezoni. Mandej erdhi ajo çfarë ndodhi në verë, burofaksi dhe të gjitha këto gjëra. E vërteta është se u tërhoqa pak që nga fillimi, por sot jam mirë dhe dua të luftojë për atë që na pret përpara – jam i ngazëllyer”.

“E di që klubi është duke kaluar në një periudhë të vështirë si në nivel klubi por gjithçka që e rrethon Barcelonën është e vështirë, por po shikoj vetëm përpara”.

Për momentin, Messi i ka zgjatur pushimet me klubin por ai ka insistuar se do t’i diskutoj të gjitha gjërat me Barcelonën për hapat e radhës, por ai e ka bërë të qartë se nuk ishte i lumtur me mënyrën se si ish presidenti Josep Maria Bartomeu u morr me çështjen e tij në verë.

“Ne e kishim rregulluar këtë punë kur filloj pandemia… nuk po flas për këto gjëra në publik, preferoj që të jenë private”, tha Messi. “Unë jam burrë i fjalës. Ne nuk duhet të flasim për të gjitha gjërat”.

“Ndjeva se ishte momenti për ndryshim dhe dëshiroja që të largohesha dhe dëshiroja ta bëjë në mënyrë të mirë”, shtoi Messi kur foli për tentimin e tij të parë për t’u larguar nga Camp Nou.

“Pastaj të gjitha këto probleme u bashkuan së bashku. Presidenti në atë kohë nuk dëshironte që unë të largohem dhe filloi t’i bëj gjërat sikurse unë të isha djali i keq në këtë film dhe se gjithçka që ndodh do të ndodh, por unë ruajta qetësinë dhe bëra çfarë ndjeva dhe atë çfarë është dashtë ta bëj në këtë kohë”.