Barcelona e mposht thellë Valencian, shënon 16 vjeçari Fati

Barcelona ia ka shënuar pesë gola Valencias dhe i ka pranuar dy, në ndeshjen e javës së katërt në La Liga.

Rezultatin e zhbllokoi talenti Anssumane Fati (16 vjeç) që në minutën e tretë, i asistuar nga Frenkie de Jong, të cilit menjëherë pas ia ktheu favorin dhe ai e dyfishoi epërsinë (7′).

Kevin Gameiro e ngushtoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 27-të duke e bërë skuadrën e tij që të shpresonte në pjesën e dytë.

Mirëpo, pak minuta brenda fraksionit të dytë, qendërmbrojtësi Gerard Pique e ngriti sërish epërsinë e Blaugranëve (51′).

Luis Suarez u rikthye në fushë duke u inkuadruar pas një ore lojë dhe i mjaftoi një minutë që të shënonte (61′), falë asistimit nga Arthur.

Sulmuesi uruguaian e shënoi edhe golin e dytë në ndeshje në minutën e 82-të i asistuar nga Antoine Griezmann, ndërsa golin e dytë për mysafirët e shënoi Maximiliano Gomez në minutat shtesë (90’+2).

loading…