Barcelona e mbyll me fitore kampionit, vendos super goli i Griezmann

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Eibar me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 38-të të La Ligas.

Me këtë fitore Barcelona e mbyll kampionatin në pozitën e tretë, me 79 pikë, pas Atleticos dhe Realit.

Pjesa e parë nuk kishte raste, pasi që të dy skuadrat ishin pa objektiva, pasi që Barcelona nuk luftonte për titull dhe vendin e tretë e kishte siguruar, ndërsa Eibar kishte rënë nga elita.

Takashi Inui i Eibar kishte rastin më të mirën në 45 minutat e para, por pa sukses.

Goli i vetëm erdhi në minutën e 79-të, kur Antoine Griezmann gjeti rrjetën për 1-0 me një super volej.

Eibar tentoi të barazojë por pa sukses, pasi që Inui goditi vetëm shtyllën në minutën e 89-të.

Barcelona prite të bëjë revolucion në verë duke ndërruar shumë lojtarë.