Barcelona e ka ditur që nga korriku që Messi dëshiron largimin

E ardhmja e Lionel Messi ishte kryerresht në mediat botërore prej që burofaksi i famshëm shkonte në Barcelonë për të lajmëruar ata që Messi dëshironte të largohet nga klubi

Dorëzimi i letrës ishte një shok emocional për njerëzit që janë të lidhur me gjigantin katalunas, i cili kishte shpresuar që kapiteni i tyre do të qëndronte, pavarësisht problemeve që po kalonte klubi.

Por, e vërteta është se, Barcelona e dinte për fatin e yllit të tyre që nga fillimi i korrikut, kështu që derisa burofaksi la shumë tifozë pafjalë, njerëzit në zyrët e bordit nuk ishin fare të befasuar.

Messi dhe agjentët e tij tashmë e kishin ndarë mendjen që një muaj e gjysmë para se ky do të jetë sezoni i fundit i tij në klub dhe bordi e dinte se Messi nuk do ta rinovonte kontratën me klubin e tij.

Megjithatë, të gjitha informatat në lidhje me largimin e Messi nuk kanë dalur nga zyrat e klubit derisa aty u dorëzua burofaksi të martën.

Pavarësisht problemeve që do të dalin për largimin e Messi, Barcelona ende insiston që argjentinasi duhet ta respektojë kontratën e tij derisa ai nuk e lajmëroi klubin se dëshironte të largohet më 10 qershor.

Barcelona, ende pa përgjigje

Avokatët e Messi kanë theksuar dje që argjentinasi dëshiron të largohet nga klubi dhe ai këtë dëshiron ta bëj në mënyrë miqësore.

Të largohet keq nga dera e pasme është një gjë që ai nuk e dëshiron, për këtë arsye, përfaqësuesit e tij ligjor kërkuan një takim me bordin.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë, Messi ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje, edhe pse klubi e ka bërë të qartë se ata mund të ulën dhe ta diskutojnë vetëm rinovimin e kontratës së tij dhe në asnjë mënyrë shitjen e tij.

Klubi po ashtu ka theksuar se kushdo që e dëshiron argjentinasin duhet të paguajë 700 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.