Barcelona drejt rënies në Ligën e Evropës, gjashtë golat në “Camp Nou” nuk sjellin fitues

Barcelona dhe Interi kanë barazuar 3:3 në derbin e Grupit C në Ligën e Kampionëve, duke bërë që katalunasit të rrezikojnë seriozisht kalimin e grupit.

Dembele hapi serinë e golave pas 40 minutave lojë, me Barellan që barazoi shifrat pesë minuta pasi nisi fraksioni i dytë. Interi përmbysi rezultatin me anë të Martinezit në minutën e 63-të.

Barcelona përmes sulmuesit Leëandoëski barazoi tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, por Interi kaloi sërish në avantazh me golin e Gosens në minutën e 89-të.

Nga humbja Barcelonën e shpëtoi sërish polaku Leëandoëski që dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Interi ka shtatë pikë në vendin e dytë, tri më shumë se Barcelona që është në zonën që e dërgon në Ligën e Evropës. Bayerni është i pari me 12 pikë, duke siguruar kalimin tutje.