Vëzhgohen

Barcelona do të monitorojë tre lojtarë të Interit

Përveç se do të përballet me Interin sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve skuadra e Barcelonës raportohet se do të shikojë edhe tre lojtarë të ekipit italian që mund t’i transferojë.

Calcio Mercato raporton se klubi katalunas ka shprehur interesim në tre lojtarë të Interit, të cilët do t’i monitorojë sonte në Camp Nou.

Bëhet fjalë për Stefano Sensin, Milan Skriniarin dhe Lautaro Martinezin për të cilët mund të ofertojë në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, trajneri italian Antonio Conte vështirë se do të hiqte dorë nga njëri prej tyre kur dihet se Interi synon ta zbresë nga froni Juventusin në Itali.

loading…