Kohë të vështira për Philipe Coutinhon. Blerja 120 mln euroshe e Barcelonës plus bonuset po kalon një moment vërtet delikat.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për yllin brazilian i cili është vënë në qëndër të shënjestrës nga tifozët e Barçës madje askush nuk e do më Coutinhon në Camp Nou.

Braziliani është kthyer në një çështje konflikti mes fansave blaugrana të cilët nuk e konsiderojnë një lojtar të denjë për Barçën.

Coutinho me shumë gjasa do të nxirret në shitje nga drejtuesit e Barçës në merkaton e kësaj vere edhe pse shumë gjëra do të varen nga e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde që është vendosur në dyshim serioz pas eliminimit nga Champions League në mënyrë të ngjashme për të dytin vit radhazi.