Pasi zyrtarizoi blerjen e Frenkie de Jong nga Ajaxi (mesfushori do të jetë zyrtarisht “blaugrana” nga data 1 korrik), Barcelona synon t’u rrëmbejë “harkëtarëve” edhe mbrojtësin e talentuar Matthijs de Ligt.

Por klubi spanjoll duket se nuk do ta ketë të lehtë mërritjen te holandezi, për të cilin interesohet seriozisht edhe Juventusi.

Sipas medieve italiane, drejtuesit bardhezinj, Paratici dhe Nedved, e kanë të parin në listën e merkatos qendërmbrojtësin, por duke parë situatën emergjente ku ndodhet reparti i pasmë (është dëmtuar Leonardo Bonucci në kavilje) nuk përjashtohet ndërhyrja që në janar.

Përveç de Ligt, bardhezinjtë pos studiojnë edhe alternativa të tjera, sikurse janë portugezi Rubén Dias dhe mbrojtësi i Atlético Madridit, Stefan Savic.