Barcelona ka filluar bisedimet me Ousmane Dembelen për të rinovuar kontratën, raporton gazetari Ekrem Konur.

Skuadra katalunase ende beson në cilësitë e sulmuesit francez, andaj dëshiron ta blindojë edhe për pesë vite të ardhshme.

Kontrata aktuale e 24-vjeçari skadon në vitin 2022, gjersa Blaugranasit duan që ai të firmosë marrëveshjen e re që do ta mbante deri në atë 2027.

Edhe pse forma e tij nuk ka qenë e kënaqshme, shkaku i lëndimeve të njëpasnjëshme, Joan Laporta beson se lojtari ka çfarë t’i ofrojë skuadrës.

Kështu, Barcelona është në bisedime me Dembelen dhe agjentin e lojtarit për të rinovuar kontratën sa më parë.

Mes shumë zërave për largimin e tij nga Camp Nou, duket se katalunasit duan që t’i konfirmojnë mbështetjen e madhe. 

#Barcelona have begun talks to extend Ousmane #Dembélé's contract. Barcelona want to extend Ousmane Dembélé's contract for another 5 years.#Barça https://t.co/bkCqHSxEBP

— Ekrem Konur (@Ekremkonur) June 2, 2021