Barcelona dënohet pas ngjarjeve në El Clasico

Asgjë nuk shkoi mirë për Barcelonën në El Clasicon e fundit që u luajt në “Camp Nou”.

Barcelona luajti baras me Real Madridin në një ndeshje ku u dominua nga “Los Blancos”, por ky nuk ishte problemi i vetëm.

Gjatë ndeshjes, pati një moment kur tifozët e Barcelonës hodhën dhjetëra topa në fushën e blertë, duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa momente.

Pas këtyre ngjarjeve, skuadra katalanase është dënuar me 1300 funte si dhe rrezikon t’i ndalohet ndeshjet në “Camp Nou”.

Ngjarja e pazakontë ndodhi gjatë pjesës së dytë të përballjes Barcelona – Real Madrid.

Pjesëtarët e sigurimit u detyruan të veprojnë me shpejtësi që të largojnë topat nga fusha.