Barça synon t’i ketë 25 mijë tifozë për duelin me Atleticon

Barcelona dëshiron që për ndeshjen që e luan në shtëpi kundër Atletico Madridit muajin e ardhshëm të ketë në tribuna të paktën 25 mijë tifozë – një e katërta e kapacitetit të plotë të stadiumit “Camp Nou”, ka raportuar të enjten Mundo Deportivo”.

Kjo ndeshje luhet më 8 maj prej orës 16:15 dhe i takon xhiros së 35-të në La Liga.

Mësohet se Barcelona tashmë ka dërguar kërkesë për të lejuar 25 mijë tifozë në këtë takim dhe është në pritje të konfirmimit nga qeveria, autoritetet shëndetësore dhe liga.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare edhe për titullin e kampionit këtë edicion në La Liga.

Aktualisht, Barcelona është e treta në tabelë me 71 pikë dhe ka një ndeshje më pak se Atletico që prinë me 73 pikë.

Barça sonte prej orës 19:00 do të përballet me Granadan dhe me fitore eventuale do ta marrë kreun e tabelës.