Barça në krye të tabelës, Messi shkëlqen ndaj Celtas

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Celta Vigos për të kapur pozitën e parë në tabelën e La Ligës.

4 me 1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në xhiron e 13-të, në të cilën shkëlqeu superylli Lionel Messi me tre gola.

Pos tij te Barça shënoi edhe Sergio Busquets. Lucas Olaza realizoi te mysafirët.

Në tabelë, Barcelona prin me 25 pikë, aq sa ka Reali si i dyti.

loading…