Barça në krizë, planifikon t’i shesë gjashtë lojtarë

Barcelona po planifikon të largojë nga skuadra së paku gjashtë futbollistë, për t’i zvogëluar shpenzimet shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, trajneri Ronald Koeman nuk llogarit më në shërbimet e mbrojtësve Samuel Umtiti e Junior Fripo. Ndërsa, në mesin e lojtarëve që do të largohen janë edhe Riqui Puig dhe Carles Alena. Të sigurt qëndrimin te klubi spanjoll nuk e kanë as Antonie Griezzman dhe Ousmane Dembele.

Barcelona me shitjen e këtyre futbollistëve po synon të krijojë fonde për ta përforcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit.