Barcelona dhe Valencia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e sotme. Takimi u mbyll me rezultat 2:2, derisa të dy skuadrat patën shanse të mira shënimi.

Mysafirët shëuan golin e parë në ndeshje përmes Mouctar Diakhaby, në minutën e 29-të të ndeshjes. Shifrat i barazoi Lionel Messi, në minutën e 45-të të takimit në 1-1.

Me të filluar pjesë e dyë, Barcelona filloi sulmet për të kërkuar golin e dytë në ndeshje. Këtë e arriti në minutën e 52-t, përmes Ronald Araujos.

Ndeshja u mbyll me golin e Maximiliano Gomezit, i cili barazoi shifrat në 2-2. Me këtë barazim, Barcelona renditet në pozitën e 5-t në tabelë me 21 pikë ndërsa Valencia në të 12-t, me 15 sosh.

Në këtë ndeshje, sulmuesi Lionel Messi, ka barazuar rekordin e legjendës së futbollit, Pele, duke shënuar 643 gola për një ekip të vetëm.