Barça mposht Getafen, Atletico barazon e Reali pëson nga Sociedadi

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes, 2 me 0, në xhiron e 37-të të La Ligas.

Kampioni spanjoll fitoi falë golave të Arturo Vidalit e Lionel Messit.

Në këtë xhiro, Atletico Madridi si e dyta në tabelë barazoi me Sevillan 1 me 1. Koke e Sarabia shënuan golat në këtë ndeshje.

Reali ka vazhduar me rezultate të dobëta këtë sezon. Skuadra e Zinedine Zidanet u mposht nga Real Sociedadi, 3 me 1.

Merino, Zaldua e Barrenetxea Muguruza shënuan golat për Sociedadin, teksa Diaz shënoi golin e vetëm për Realin.