Barcelona ka arritur fitore 5-1 ndaj Lyonit në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Barça ishte dukshëm më e mirë dhe kualifikimi në çerekfinale ishte i merituar.
Goli i parë në takim u shënua nga Lionel Messi, argjentinasi shënoi nga pika e bardhë në minutën e 18-të.
Nuk kaloi shumë dhe shënoi Philippe Coutinho (31′) pas asistimit nga Luis Suarez dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë fillimisht shënoi Lucas Tousart (58′), por kjo ishte e gjitha nga mysafirët.
Për golin e qetësisë u përkujdes Messi (78′), ndërsa për statistika shënuan edhe Gerard Pique (81′) dhe Ousmane Dembele (86′).
Kundërshtari i radhës do të mësohet me anë të shortit të premten.







