Barça kërkon zëvendësues, por Suarez nuk e mendon largimin!

Drejtuesit e Barcelonës janë hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin ideal të tij, por Luis Suarez e sheh ende veten për një kohë të gjatë te skuadra blaugrana.

Sulmuesi uruguian i cili pas pak muajsh do të mbushë 33-vjeç në një intervistë u shpreh se ndihet i lumtur te Barcelona dhe se dëshiron të qëndrojë ende edhe për disa kohë.

“Këtu ndihem shumë i lumtur pasi të gjithë më duan. Kam një kontratë deri në vitin 2021, me opsion rinovimi deri në 2022. Ndihem komod pasi në klub me vlerësojnë shumë. Jam në skuadrën më të mirë në botë, në atë skuadër që gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur. Familja ime është e lumtur dhe dua të qëndroj sa më gjatë te Barcelona”, theksoi Luis Suarez.