Barça kërkon fitoren e pestë me radhë, formacionet zyrtare Getafe – Barcelona

Barcelona luan sonte si mysafir ndaj Getafes në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverde tenton që ta sigurojë fitoren e pestë më radhë në La Liga ku aktualisht mban kreun e tabelës me 37 pikë.

Getafe pozicionohet në vendin e shtatë, dhe ka 25 pikë.

Në dy ndeshjet e fundit mes tyre, Barcelona ka fituar një herë, kurse një ndeshje ka përfunduar pa fitues.