Barça hesht Santiago Bernabeun, kualifikohet në finale të Kupës

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Katalunasit treguan efikasitet të lartë duke shënuar 3 gola nga pesë tentime.

Ishte Luis Suarez që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar dy gola, derisa një autogol e shënoi Varane në minutën e 69.

Në finale Barcelona e pret fituesin e gjysmëfinales tjetër Betis – Valencia.