Barcelona e ka ndëshkuar të “rebeluarin” Andre Ter Stegen.

Gjiganti katalunas njofton se ia ka hequr shiritin e kapitenit portierit gjerman.

Rolin e kapitenit të parë do ta marrë zëvendës-kapiteni i deritashëm, Ronald Araujo.

Gjithashtu, kampioni spanjoll ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj tij për shkak se portieri gjerman refuzoi t’ia dorëzonte klubit raportin mjekësor të operimit të tij.