Barça 3:1 Valladolid, paraqitje e çmendur nga Messi në pjesën e parë

Barcelona është duke fituar 3:1 kundër Real Valladolidit pas pjesës së parë në Camp Nou, në një ndeshje ku Lionel Messi është duke shkëlqyer.

Clement Lengel e kaloi Barçën në epërsi pas vetëm dy minutave lojë, para se Kiko ta barazonte rezultatin në 1:1 vetëm 15 minuta më vonë, falë një gabimi të Marc-Andre ter Stegen, raporton Gazeta Express.

Por nga këtu nis magjia e superyllit argjentinas Messi.

Përveç shfaqjes në mesin e fushës që po dhuronte për mijëra tifozë të pranishëm në Camp Nou, Messi i ndihmoi Barçës ta kthejë epërsinë, duke asistuar për Arturo Vidalin në minutën e 29-të.

Dhe çfarë asisti se…

https://tiger.cdnja.co/v/nl/nlRA.mp4?secure=lS3nvfcJVUOldAtFMTTdMw&expires=1572388200

Vetëm pesë minuta më vonë, 32-vjeçari e përsëriti atë që di ta bëjë shpesh: një supergol nga gjuajtja e lirë.

Pa fjalë!

https://tiger.cdnja.co/v/ao/Aorn.mp4?secure=YDJx1b_qz6jvv_J7nwU2VQ&expires=1572388200