Arsenali ka arritur të marr vetëm një pikë në ‘Emirates’.

Arsenali është ndalur nga Wolves, në barazimin, 1 me 1, në javën e 12-të të Premierligës.

‘Ujqit’ kaluan në epërsi në minutën e 13’ me anë të Ivan Cavalieros, raporton “lajmi.net”.

Arsenali arriti që ta barazoi rezultatin me anë të Henrikh Mkhitaryan (86’).

Pas këtij barazimi, Arsenali gjendet në vendin e pestë me 24 pikë. Ky ishte barazimi i tretë rresht i Arsenalit në Premierligë. /Ballkani.info/