La Liga

Barazim mes tensioneve, Reali ndalet në Andaluzi

Sevilla-Real Madrid ndajnë pikët në takimin e javës së dhjetë të La Liga, sfidë që u mbyll me barazimin 1-1.

“Paqe” në rezultat, por jo në sfidë, me takimin që u shoqërua me tensione dhe përplasje mes lojtarëve.

 “Los Blancos” gjetën golin në minutën e 4’ me Valverde, megjithatë pas verifikimit në VAR, goli u anulua për pozicion të parregullt.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në minutën e 74’ Alaba bëri autogol dhe i dha avantazhin Sevillas.

Megjithatë në minutën e 78’ Carvajal barazoi për Realin, duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1, me Sevilla-n që renditet në vend të 13-të me nëntë pikë, teksa Real Madrid kryeson La Liga-n me 25 pikë.