Pas ngjitjes zyrtarisht në Serie A pas 8 sezonesh, Brescia ka një ëndërr dhe ëndrra quhet Mario Balotelli.

“Supermario: është një tifoz i vjetër i “dallëndysheve” pasi Brescia është qyteti ku ai është rritur pasi aty jeton familja e tij adoptive por edhe prindrit e vërtetë.

Balotelli ka një shtëpi afër stadiumit të Brescias dhe të gjitha këto janë arsye që të bësh të mendosh se rikthimi në Serie A dhe pikërisht në qytetin e tij të fëmijërisë nuk është thjeshtë një ëndërr për italo-ganezin.

Balotelli është nën kontratë me Marseille deri në 30 qershor dhe nuk dihet nëse do rinovojë me klubin francez, ndërkohë që presidenti i Brescias, Massimo Cellino kërkon të afrojë një lider për të udhëhequr skuadrën në Serie A.

Ndërsa që Balotelli nëse kthehet në Itali do të ketë më shumë mundësi të grumbullohet edhe në kombëtare, por duke parë buxhetin e Brescias, “Supermario” duhet të ulë ndjeshëm pagën për t’u bërë pjesë e skuadrës për të cilën bën tifo që i vogël.