Mario Balotelli shënoi një gol spektakolar me gërshërë për Olympique Marseille, dhe pastaj e festoi atë drejtpërdrejt në Instagram.
Para ca vitesh, Francesco Totti bëri selfie para tifozëve ultras të Romës pasi kishte shënuar në derbin e Romës.
Por, SuperMario ka vendosur ta çojë në një nivel më të lartë festimin e golit me teknologji.
😄 Smiles all around for the team after another win!
# OMASSE | 2⃣- 0⃣|⚪️🔵 pic.twitter.com/keqDhpoagb
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) March 3, 2019
Pas golit të tij mahnitës për Marseille kundër Saint-Etiene të dielën në Ligë 1, Balo e mori telefonin dhe u fut live për të festuar në Instagram.







