Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Prishtinës.

I pari është Hajrullah Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje me 55.38% të votave.

Më pas, Përparimi Rama i LDK-së 26.67%, ndërsa Uran Ismaili  i PDK-së 11.93%.

Megjithatë renditja nuk ka ndryshuar, Përparim Rama hynë në balotazh si i pari, ndërsa Çeku i dyti.