Geralb Smajli

Ballkani zyrtarizon mbrojtësin e Vllaznisë së Shkodrës

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka angazhuar edhe një lojtar të krahut të djathtë.

Mbrojtësi Geralb Smajli prej të martës është anëtar i klubit suharekas. Ai deri më tani ishte te Vllaznia e Shkodrës, ndërsa me Ballkanin ka firmosur kontratë të vlefshme për katër vjet.

Ballkani e ka vlerësuar Smajlin “mbrojtës fantastik”.

22-vjeçari është zhvilluar në Shkodër, ndërsa e ka një paraqitje me U21 të Shqipërisë. /Ballkani.info