Ballkani triumfon ndaj Trepçës ’89 dhe bëhet lider i ri në Ipko Superligë

Ballkani i Therandës ka vazhduar me rezultate pozitive në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka marrë fitoren e dytë këtë edicion, ku kësaj radhe mposhti Trepçën ’89 me rezultat 3-2.

Therandasit e nisën për mrekulli ndeshjen, ku në minutën e parë realizuan nëpërmjet Arthur Maganit.

Në minutën e 11-të vendasit fituan penallti, por nga pika e bardhë dështoi kapiteni Visar Berisha.

Vetëm një minutë më vonë, super talenti i Ballkanit, Blend Baftiu përfitoi nga një gabim i portierit mysafir dhe shënoi për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën për mrekulli, ku Arbër Hoxha realizoi në minutën e 50-të për 3-0.

Trepça ’89 ngushtoi rezultatin në 3-1 kur realizoi Arb Manaj nga penalltia në minutën e 57-të.

Ndërkohë nëntë minuta më vonë, Manaj realizoi një tjetër gol për rezultatin përfundimtar 3-2.

Kjo fitore Ballkanin e dërgon në pozitën e parë në tabelë pas katër xhirove me tetë pikë, ndërsa Trepça ’89 që pësoi humbjen e parë mbetet e pesta me pesë pikë.

loading…