Ballkani – Sivasspor, spektakël në “Fadil Vokrri”, shiten të gjitha biletat

Një ndeshje spektakolare na pret nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ndeshen Ballkani e Sivasspori në kuadër të Conference League në fazën e Grupeve.

Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt dhe zhvillohet më fillim nga ora 21:00.

Rezultatet e mira të deritashme dhe mundësit për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, kanë bërë që shumë tifozë të interesohen të sigurojnë bileta për ndeshjen kundër Sivassporit.

Biletat kanë qenë në shitje përmes platformës online dhe te zyrat e klubit në Suharekë.

Por kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i ndeshjes, në platformën online shihet se nuk ka mbetur asnjë biletë për ndeshjen Ballkani – Sivasspor.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur tërësisht për këtë ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për Ballkanin.