Superliga e Kosovës

Ballkani shmang disfatën në çastet e fundit nga Trepça ’89 në ndeshjen e mbetur

Trepça ’89 dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin që e shtyrë që i takoi xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë u mbyll 1:1, raporton Demokracia.com.

Fatty ishte i pari që hapi llogarinë për 89-shin në minutën e 76-të.

Ballkani barazoi rezultati në minutën e dytë shtesë me Ermal Krasniqin që nuk pati problem të dërgonte topin në rrjetë nga afërsia.

Me këtë pikë, Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 34 pikë, katër më pak se Drita lidere.

“Minatorët” janë të parafundit me 19 pikë.

Kjo përballje ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.