Ballkani shkëlqen edhe në fazën e Grupeve, por ishte i pafat në finish

Ballkani vazhdon ta prezantojë në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.

Suharekasit sonte kanë shkëlqyer duke marrë një barazim në ndeshjen e parë në fazën e Grupeve në Ligën e Konferencës ku mposhtën Clujn me rezultat 1:1, madje sikur të kishin më pak fat do të fitonin ndeshjen pasi udhëhoqën deri ne fund.

Ishte Armend Thaqi që i dha epërsinë kampionëve në fuqi të Kosovës, duke shënuar gol në minutën e 66-të, por që gjithçka ndryshoi në minutat shtesë kur pas një gabimi të portierit, mysafirët barazuan me rezultat 1:1.

Ndeshjen e radhës Ballkani e zhvillon të enjten e ardhshme kundër Sparta Praha. /Demokracia.com