Superliga

Ballkani sërish lider, Llapi i dyti – rezultatet dhe renditja pas javës së 24-të në Superligën e Kosovës

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-të të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan derbit, por edhe ankesat në gjyqtarët e ndeshjeve.

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat 1-0, ku prishtinasit kishin ankesa për një penallti të pa dhënë.

Llapi fitoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, ku po ashtu gjilanasit kishin ankesa në ndarjen e drejtësisë në këtë përballje.

Edhe në barazimin pa gola mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës, klinasit reaguan për  një penallti të pa dhënë.

Ndërsa në ndeshjet e së dielës, Feronikeli 74 fitoi ndaj Lirisë me rezultat 2-0. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Ballkani ndaj Malishevës, duke vazhduar të qëndrojë si lider.

Ballkani ka 51 pikë si i pari, ndërsa Llapi është i dyti me një pikë më pak.

Në vendin e tretë mbetet Drita që ka 46 pikë dhe ka ngecur pak në raport me dy skuadrat e kreut.

Malisheva është e katërta me 41 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 34 pikë. Në vendin e gjashtë është Dukagjini me 31 pikë, ndërsa pas tyre janë Feronikeli 74 me 26 pikë.

Në pozitën e tetë që dërgon në barazh janë Gjilani që kanë 22 pikë. Fushë Kosova ka 16 pikë si e nënta, ndërsa Liria e fundit me 10 pikë.

Në javën e ardhshme, pra të 25-tën takohen: Prishtina – Dukagjini, Fushë Kosvoa – Ballkani, Feronikeli 74 – Drita, Gjilani – Liria dhe Malisheva – Llapi.